“Na fyeu”, PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

Mos i humb

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Sekretariatin e Etikës për përjashtimin e deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla nga punimet e Kuvendit për një periudhë 10-ditore.

Sipas PD-së, gjatë seancës parlamentare të 6 nëntorit, Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

Demokratët theksojnë se kjo sjellje është e përsëritur dhe e pandëshkuar, duke e cilësuar si të papranueshme fyerjen dhe kërcënimin ndaj deputetëve të opozitës. Si provë, ata referojnë regjistrimet zyrtare të seancës të publikuara në faqen e Kuvendit dhe në rrjetet sociale.

PD po ashtu kërkon mbledhjen e Sekretariatit për shqyrtimin e kërkesës dhe marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit