Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën: QSPA meriton më shumë fonde

Mos i humb

Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua sot seancë dëgjimore me Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në lidhje me strukturën organizative, varësinë, aktivitetet dhe mbështetjen e komunitetit të arbëreshëve.

Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, vlerësoi lart veprimtarinë e QSPA-së dhe drejtoreshës Diana Kastrati.

“Është realisht nga ato institucione që me pak buxhet por me shumë vullnet, ka arritur të lërë gjurmë në pjesën e marrëdhënieve, konsolidimit të kulturës, sjelljes së zërave të arbëreshëve në Shqipëri por edhe çuarjes së mëmës Shqipëri atje”, tha Zhupa.

Ajo përmendi faktin e mospasjes së zyrave që të shërbejnë dhe si qendër për vizitorë, për të parë kulturën arbëreshe e botimet dinjitoze të QSPA-së.

Deputetët pjesëmarrës në komision, si Jozefina Topalli ashtu edhe Erion Malaj ishin të mendimit se QSPA meriton një trajtim dinjitoz dhe buxhet më të madh për të kryer studime dhe për të pasur një mbështetje reale që të mund të fuqizohet si qendër.

Drejtoresha e QSPA, Diana Kastrati, konfirmoi se sa i përket arbëreshëve nuk ka pasur ndasi ideologjike. Sipas Kastratit, QSPA ka hartuar një projekt që në 2020, për krijimin e një qendre me 3 hapësira fizike, ku njëra të shërbejë si bibliotekë kushtuar arbëreshëve, arkivi për arbëreshët dhe hapësira e tretë do të ishte ajo kushtuar ekspozitave, të cilat deri më sot janë zhvilluar në mjedise të marra me qira.

Në përfundim të dëgjesës, Ina Zhupa përsëriti se QSPA nuk duhet të jetë vetëm një grup zyrash, por të jetë një qendër e vërtetë, një shtëpi për arbëreshët, që duke qenë e tillë do të kthehej edhe në një pol për turistët, sepse turizmi mbështetet tek spotet kulturore në qytet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit