Gonxhja: Koncert unik në Tiranë në Ditën e Evropës

Mos i humb

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, mes të cilëve ishte ai sa i përket nderimeve të ditës së 9 majit, Ditës së Evropës, me anë të një eventi madhështor.

Ministri Gonxhja tha se do të zhvillohet një koncert i cili do të jetë unik, për nga rëndësia dhe përmasat e organizimit.

Koncerti do të zhvillohet në sheshin “Italia”. Risia e koncertit është se do të drejtohet nga i biri i kompozitorit të jashtëzakonshëm Ennio Morricone, i cili do të dirigjojë Orkestrën e RTSH, shoqëruar nga Kori i TKOBAP.

“Miratuam sot në qeveri një mbështetje të veçantë për buxhetin e MTKS që i dedikohet këtij eventi, i cili do të jetë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe Institutin Italian të Kulturës dhe do të kemi një 9 maj akoma dhe më të bukur në Tiranë, në aspektin  e jetës kulturore e artistike, si dhe sa i përket interesit turistik për kryeqytetin”, u shpreh ministri Gonxhja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit