Baku, Zëvendëskryeministrja Koçiu merr pjesë në Forumin Botëror Urban 2026

Mos i humb

Zëvendëskryeministrja  Albana Koçiu, ndodhet në Baku, Azerbajxhan, ku po merr pjesë në Forumin Botëror Urban 2026, (World Urban Forum 2026), një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar zhvillimit urban, strehimit dhe qëndrueshmërisë së qyteteve.

Forumi, i organizuar nën kujdesin e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, bën së bashku liderë botërorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ekspertë dhe politikëbërës për të diskutuar mbi sfidat dhe zgjidhjet që lidhen me urbanizimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen e qyteteve.

Koçiu në këtë forum do të theksojë rëndësinë e ndërtimit të qyteteve të sigurta, rezistente dhe gjithëpërfshirëse përballë sfidave globale të strehimit, urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit

LIVE TV