PEKIN – Rusia dhe Kina “kritikojnë” veprimet ushtarake të SHBA-së

Mos i humb

Në një deklaratë të përbashkët midis Rusisë dhe Kinës mbi “thellimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit”, të dy vendet dënuan format e ndryshme të aventurizmit ushtarak në të gjithë botën dhe duket se iu referuan veprimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Iran dhe Venezuelë gjatë gjashtë muajve të fundit, raportoi BBC.

Xi dhe Putin kritikuan”sulmet e pabesa ushtarake kundër vendeve të tjera, përdorimin hipokrit të negociatave, si mbulesë për përgatitjen e sulmeve të tilla, vrasjen e udhëheqësve të shteteve sovrane, destabilizimin e situatës politike të brendshme në këto shtete dhe provokimin e ndryshimit të regjimit, si dhe rrëmbimin e paturpshëm të udhëheqësve kombëtarë për gjykim.

“Veprime të tilla, shkelin rëndë qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, normat e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe shkaktojnë dëme të pariparueshme në themelet e rendit botëror të formuar pas Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në deklaratë.

Xi dhe Putin po e pozicionojnë veten, gjithnjë e më shumë, si pararojë të një rendi të ri ndërkombëtar, mes shqetësimeve rreth rendit aktual botëror, gjatë presidencës së dytë të Trump.

Gjithashtu, Kina dhe Rusia u bënë thirrje vendeve të ndalojnë ndërhyrjen “e njëanshme” në tregtinë ndërkombëtare dhe zinxhirët e furnizimit – një referencë e dukshme për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit – në fjalime shtesë përveç deklaratës së përbashkët të lëshuar nga Kremlini.

“Palët shohin me shqetësim se veprimet e njëanshme nga shtetet individuale, shoqatat ndërshtetërore dhe aleatët e tyre që pengojnë transportin ndërkombëtar detar, kërcënojnë integritetin e zinxhirëve globalë të furnizimit dhe tregtinë detare në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

Deklarata nuk e përmend në mënyrë të qartë rrugën kryesore ujore, por vazhdon duke bërë thirrje për “bashkëpunim në infrastrukturën detare, siç janë portet, dhe duke u bazuar në parimet e tregut dhe parimet tregtare për të shmangur politizimin dhe theksin e tepërt në çështjet e sigurisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit