“Interpelanca në Kuvend, Berisha: Mos u pranoni delegimet nga Rama te ministrat”

Mos i humb

Një ditë para seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u dha një porozi deputetëve të tij. “Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni delegimin te ministrat”, u tha Berisha demokratëve, ndërsa shtoi se nëse vazhdon delegimi ‘do të përfundojmë te drejtorët e ministrive’. “Nëse neni 80 i Kushtetutës përcakton se kryeministri është i detyruar të paraqitet në interpelancë, asnjë deputet s’do pranojë delegimin e interpelancës. Kushtetuta nuk e njeh një gjë të tillë. Çdo deputet që i kërkon kryeministrit interpelancë… se do përfundojmë kështu te drejtorët e ministrive. Ministri do i thotë zëvendësit dhe zëvendësi drejtorit. Nuk vjen?! Mirë, pastaj marrim vendimet tona. Por ne nuk pranojmë delegimin“, tha ndër të tjera Berisha.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit