Turqia ka kritikuar mocionin e Parlamentin Evropian (PE) që i bën thirrje Turqisë të ndalë operacionin e saj që është duke vazhduar në Afrin si të “njëanshëm”.
Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashme e Turqisë, thuhet se me mocionin, PE-ja përsëri tregoi pikëpamjet e saj të njëanshme.
Deklarata tha se nuk është e mundur që Turqia të pranojë vendimin e PE-së, për të cilin ministria turke tha se njihet për tolerancën e saj për grupet terroriste.
“Siç ka bërë deri më tani, Turqia me vendosmëri do të vazhdojë të luftojë kundër të gjitha llojeve të grupeve terroriste”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Jashtme turke theksoi se operacioni “Dega e Ullirit” në Afrin është duke u zhvilluar në kuadër të të drejtave të Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), të drejtat e vetëmbrojtjes në bazë të Kartës së OKB-së dhe respektin për integritetin territorial të Sirisë.
“Këto akuza të drejtuara kundër Turqisë, e cila është duke marrë të gjitha llojet e masave gjatë operacionit për të shmangur dëmtimin e civilëve në zonë, janë të padrejta dhe të pabazuara”, theksohet në deklaratë.
Dje, PE-ja hartoi një mocion me të cilin i bëri thirrje Turqisë të tërhiqte trupat e saj nga rajoni Afrin i Sirisë.
Më 20 janar, Turqia nisi operaconin “Dega e Ullirit” për të pastruar terroristët nga YPG/PKK-ja dhe DEASH-it nga Afrini.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terrorizmit.
Ushtria poashtu tha se vetëm objektivat e terrorit po shkatërrohen ndërsa “kujdes i madh” është duke u dhënë në shmangien e dëmtimit të civilëve.


