Bëhet e ditur se 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian (BE) miratuan kalimin në një fazë të re, nisjen e negociatave që do të përcaktojnë marrëdhëniet e ardhshme mes palëve pas largimit të Britanisë (Brexit).
Liderët e 27 vendeve që u mblodhën në Samitin e liderëve të BE në Bruksel kanë miratuar kalimin në fazën e re në kuadër të negociatave të Brexit.
Presidenti i Këshillit të BE-se Donald Tusk teksa vazhdon samiti në një postim nga llogaria e medias sociale njoftoi që liderët kanë vendosur kalimin në fazën e re për marrëdhëniet që Mbretëria e Bashkuar dhe BE do të ndërtojnë në të ardhmen.
Ndërsa edhe në një deklaratë me shkrim të Këshillit të BE-së, përfshihen detajet e udhërrëfyesit bazë që do të përcaktojnë rrjedhën e negociatave në fazën e re.
Në fazën e re, pritet që palët të zhvillojnë bisedime mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare, politikat e jashtme, luftën kundër terrorizmit dhe krimit ndërkombëtar si dhe bashkëpunimin në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në udhërrëfyesin, ku theksohet dëshira e BE-së për të zhvilluar marrëdhënie të ngushta me Britaninë pas Brexit, paralajmërohet se vendimi i Britanisë për të qëndruar jashtë Bashkimit Doganor dhe Tregut të Përbashkët do të ndikojë negativisht edhe në marrëdhëniet dypalëshe edhe në zhvillimet ekonomike.
Ndër të tjera në udhërrëfyesin ku rikujtohet se Britania e Madhe pas largimit nga BE nuk do të ketë të njëjtat të drejta si anëtaret e Unionit dhe se BE do të ruajë pavarësinë e saj në mekanizmat vendimmarrëse./Rtv Islam/


