Afrin, gjendet një bazë e terroristëve të YPG/PKK-së

Mos i humb

Ushtria e Lirë Siriane (ULS) gjatë kontrollit në qendrën e Afrin të kryer në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit” ka zbuluar edhe një bazë tjetër të cilën forcat e ashtuquajtura speciale (HAT) të organizatës terroriste YPG/PKK e kanë përdorur si vend trajnimi, mbledhjesh dhe strehimi.

Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së në rajon, mësohet se ULS gjatë kontrolleve të saj në pjesën dalëse në jug të qendrës së Afrinit ka zbuluar një bazë që i përkiste terroristëve të YPG/PKK-së.

Në zonën në fjalë janë gjetur hapësira të mëdha me qëllim stërvitjen, tunele në nëntokë për t’u përdorur pas operacionit dhe pozicione të fortifikuara me betonarme.

Në dhomat e nëndheshme krahas depove të municioneve janë vërejtur edhe pajisje të komunikimit radio marrëse dhe pajisje elektronike si kompjuterë laptopë. Ndërsa në pjesën mbi tokë vërehen ambiente të trajnimit dhe municione të shumta të grumbulluara si predha, armë dhe të tjera.

Ismail Haxh Sulejman, një prej komandantëve të ULS-së për gazetarin e AA-së tha se “Baza përbëhet nga ambiente trajnimi, kamp trajnimi i veçantë për femra dhe qendër komanduese”.

Sulejman ka shtuar se kanë përcaktuar që terroristët në kamp kanë përgatitur shpërthyes artizanalë dhe autobomba.

ULS edhe me 11 mars ka pastruar nga terroristët një bazë të përdorur nga forcat terroriste HAT të cilat njihen edhe si “Regjimenti i 135-të” i cili ndodhet 2 km në verilindje të qendrës së Afrinit. Terroristët këtu pas një konflikti të armatosur me elementët e ULS-së, u arratisën duke lënë pas automjetet, armët dhe municionet.

SHBA ofron trajnime që prej një kohe të gjatë për elementët HAT të cilët pjesa më e madhe e tyre ndodhet në lindje të Lumit Eufrat.

Organizata terroriste shumicën e elementëve në fjalë i kishte transferuar në Afrin me fillimin e Operacionit “Dega e Ullirit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit