Indonezi, protestë në mbështetje të Palestinës

Mos i humb

Në Indonezi, gjegjësisht para ambasadës së SHBA-ve në Xhakartë u mbajt një protestë në mbështetje të “Marshit të Madh të Kthimit”, i cili të premten e javës së kaluar nisi nga palestinezët.

Një grup i madh protestuesish u mblodhën para ambasadës amerikane në Xhakartë duke mbajtur pankarta me mbishkrime “Palestina e Lirë”, “Mos gjuani kundër palestinezëve” dhe “Palestinezët kanë të drejtën e jetesës në shtetet e tyre”, si dhe brohoritën slogane si “Izraeli shtet joligjor” dhe “Kudsi është i palestinezëve”.

Kreu i Grupit Punues Aksa, Agus Sudarmaji në një deklaratë për AA tha se “Ne ndodhemi këtu me qëllim të mbështetjes së vëllezërve palestinezë. Dëshira e vetme e tyre është të kthehen në atdheun e tyre. Ne presim më shumë lutje dhe mbështetje për kauzën e palestinezëve”.

Protesta, në të cilën u morën masa të rrepta sigurie, përfundoi pa incidente.

Palestinezët që nga 30 marsi, dita e premte e deri më tani në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin organizojnë protesta paqësore në kuadër të përkujtimit të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.

Ndërsa ushtria izraelite shtie me plumba të vërtetë kundër popullatës civile, e cila kërkon “kthimin në tokat nga të cilat u dëbuan dhe heqjen e bllokadës së paligjshme të zbatuar ndaj Gazës që nga viti 2006”. Që nga dita e parë e protestës 18 palestinezë kanë rënë dëshmorë ndërsa më shumë se 1.500 të tjerë janë plagosur.

Palestinezët mendojnë që këto protesta paqësore t’i vazhdojnë për 6 javë.

– Çfarë është Dita e Tokës?

“Në Ditën e Tokës”, ku përkujtohen incidentet pas pushtimit të mijëra hektarëve tokë të cilat u përkisnin palestinezëve më 30 mars të vitit 1976, popullata që nga orët e mëngjesit filloi të mblidhet në kufi, duke marrë pjesë në thirrjen për “Marshimin e Madh të Kthimit”, thirrje të cilën e kanë bërë disa ditë më parë grupet palestineze.

Izraeli më 30 mars të vitit 1976 ka pushtuar mijëra hektarë tokë të palestinezëve shtetas të Izraelit të cilët jetonin në rajonin Celile, në veri të shtetit. Pas kësaj popullsia palestineze, hyri në grevë të përgjithshme për të protestuar kundër kësaj grabitjeje.

Policia izraelite ka hapur zjarr ndaj personave që morën pjesë në protesta, ku ranë dëshmorë 6 persona ndërsa një numër i madh i të tjerëve u plagosën.

Ky rast i cili njihet si “Dita e Tokës”, vlerësohet si simbol i rezistencës së palestinezëve të treguar për çështjen e tokës, e cila është burim i përleshjeve mes Izraelit dhe Palestinës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit