E NJEJTA ËNDËRR,POR ME DY KUPTIME! Nga: Musa Vila

Mos i humb

Tregohet se një person erdhi te IBN SIRINI dhe e pyeti:Kam parë në ëndërr duke thirrur ezanin:Ibn Sirini i’u përgjigjë;këtë vit ke për të shkuar në haxhillëk.

Pastaj i erdhi një person tjetër që kishte parë të njejten ëndërr,duke thirrur ezanin.Ibn Sirini i’u përgjigjë;Ti ke për të vjedhur dhe ke për t’u dënuar pēr vjedhje.

Njerëzit që ishin prezenët u çuditën me komentin e ndryshëm për të njejtën ëndërr.

Ibn Sirini ju tha:Tek personi i parë në fytyrën e tij vërejta simptome të mira,dhe mu kujtua Ajeti i Kuranit:”Thirri njerëzit për Haxhë,do të përgjigjen edhe në këmbë..”

Këtu fjala thirrje është në konatacionin pozitiv.

Tek personi i dytë, në fytyrën e tij vërejta simptome të këqija,dhe mu kujtue Ajeti i Kuranit:”…Pastaj një Thirrës thirri;O ju që keni ardhur me deve,ju jeni vjedhës.(Jusuf:70).Këtu fjala thirrje është në konatacionin negativ.

Nga: Musa Vila

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit