Koreja e Jugut dhe e Veriut kanë vendosur linjë telefonike mes liderëve të tyre teksa përgatiten për samitin javën e ardhshme, qëllimi i të cilit është zgjidhja e kontestit bërthamor me Pyongyangun.
Nga zyra e presidentit koreanojugor sot bënë të ditur se me sukses është kryer thirrja testuese telefonike mes Shtëpisë së Kaltër në Seul dhe Komisionit për Çështje Shtetërore në Pyongyang.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, planifikojnë të kryejnë bisedën e parë telefonike para samtit në të cilin personalisht do të takohen të premten e ardhshme në fshatin kufitar Panmunjom.
Zyrtarët koreanojugor theksojnë se linja telefonike do të ndihmojë në dialogun dhe të ulë mosmarrëveshjet në kohën e rritjes së tensioneve./Rtv Islam/