Haziri: Kryengritja e Agim Ramadanit, vlera më e çmuar që i dha shqiptarëve

Mos i humb

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Agimit”, sot janë bërë homazhe para shtatores së Agim Ramadanit në sheshin qendror të Gjilanit, në shenjë nderimi dhe respekti për figurën që i bëri nder Gjilanit, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
“Këto janë ditët e lavdisë . Janë shënuar me kryengritje që Agimi e ka finalizuar me hapjen e kufirit në korridorin më të madh të shqiptarëve. Guri i atij kufiri që nuk ekziston më, është në Gjilan, pranë shtatores së Agim Ramadanit. Është krenari për Gjilanin dhe është vlera më e çmuar që kjo kryengritje i ka dhënë shqiptarëve kudo që jetojnë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai më tej ka potencuar se “Karadaku si territor gjeografik, Gjilani si kryeqendra më e madhe në këtë pjesë të Kosovës ka dhënë shumë. Agimi ka pasuar rrugën e madhe të Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit dhe janë kryengritësit më të mëdhenjë të tri epokave më të mëdha të shqiptarëve, që janë dëshmia më e mirë se si luftohet për liri dhe e jo për klane, grupe e kërkesa tjera” ka thënë ai, duke potencuar se “Ditët e Agimit” janë ditët e agimeve tona të përbashkëta dhe Agimi në Gjilan kujtohet çdo ditë për dallim nga zonat tjera që ndoshta kujtohet vetëm në ditët e shënuara”.

Kurse, bashkëshortja e heroit, Shukrie Ramadani, ka potencuar dëshirën e madhe që familjet e dëshmorëve kanë për shtetin e Kosovës dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm në të gjithë sektorët sipas amanetit të dëshmorëve dhe flijimit për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit