Të punësuarit e sektorit publik në Francë kanë hyrë në grevë për shkak të pakënaqësisë ndaj planit qeveritar që deri në vitin 2022 të shkurtojë 120.000 vende pune.
Me thirrjen e përbashkët nëntë sindikata kërkojnë rritjen e rrogave dhe kontestojnë praktikën gjithnjë më të shpeshtë të kontratave afatshkurtra për kuadro në sektorin publik.
Kjo është greva e tretë e të punësuarve të sektorit publik në Francë që nga ardhja e Emmanuel Macron në postin e presidentit të vendit.
Gjatë fushatës parazgjedhore Macron premtoi uljen e shpenzimit publik dhe rishikimin e Ligjit të punës në Francë.
Grevës së sotme iu bashkuan edhe kontrollorët e aviacionit ajror francez, që shkaktoi anulimin e shumë fluturimeve në këtë vend.
Qeveria franceze negocion me përfaqësuesit e sindikatës duke paralajmëruar se reforma e ligjit të punës do të jetë në rend dite vitin e ardhshëm./Rtv islam/