Të paktën 15 terroristë janë vrarë në operacionin të cilin e ndërmorrën forcat e armatosura të Egjiptit, në Gadishullin e Sinait.
Shtëpia mediatike Al-Ahram nga Egjipti, lajmëron se në afërsi të qytetit Al-Arisha në Sinaj, ka ndodhur një përleshje e armatosur mes ushtrisë dhe grupeve lokale terroriste. I njëjti burim bën të ditur se ushtria nuk ka pësuar humbje në përleshjet në fjalë.
Ministria e Brendshme e Egjiptit nuk e ka komentuar incidentin në fjalë.
Gadishulli Sinaj është bastion i rebelëve militantë që nga viti 2013, kur në puçin ushtarak u përmbys Mohamed Morsi, presidenti i parë egjiptian i zgjedhur në zgjedhje të lira demokratike dhe lider i Vëllazërisë Muslimanë.