BE synon 25 për qind të shpenzimeve për qëllime klimatike

Mos i humb

 

 

Eurukomisioneri për Klimën dhe Energjinë, Miguel Canete, ka deklaruar Bashkimi Europian (BE) synon që me një të katërtën e të gjitha shpenzimeve të kontribuojë në qëllimet e klimës, si pjesë e buxhetit të ardhshëm të BE-së midis periudhës të vitit 2021 dhe 2027.

Gjatë një fjalimi në hapjen e Javës së Energjisë së Qëndrueshme të BE-së, Canete bëri të ditur se Komisioni Evropian (KE) paraqiti planin e tij për shpenzimet e BE-së në periudhën 2021-2027 në fillim të muajit maj.

Canete tha se shpenzimet do të rriteshin për tranzicionin e energjisë së pastër, ndërsa veprimet klimatike do të përfshihen në të gjithë programet e BE-së.

“Është një buxhet që synon arritjen e një ekonomie moderne dhe të ulët të karbonit, e cila do ta mbajë BE-në si përparësi globale në çështjen e qëndrueshmërisë”, tha Canete.

Megjithatë, ai vuri në dukje se buxheti i BE-së do të përfaqësojë vetëm një pjesë të investimit të nevojshëm për tranzicionin e energjisë së pastër, duke thënë se shumica e këtij investimi do të duhet të vij nga fonde të tjera publike dhe në veçanti nga kapitali privat.

“Shifrat më të fundit tregojnë se shumica e financimit të aprovuar, sipas dritares së EFSI-së (Infrastruktura e Fondit Evropian për Investime Strategjike) për projekte mbështetëse të energjisë, do të mobilizojë një total prej 61.5 miliardë euro. Deri më tani, një e treta e investimeve totale të EFSI-së përfiton nga sektori i energjisë. Dhe kjo, sigurisht, do të vazhdojë në të ardhmen”, konkludoi Canete.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit