Bozdag: Anadolu Agency është viktimë e shpifjeve

Mos i humb

 

 

Zv/kryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag, ka deklaruar se Anadolu Agency (AA) kurrë nuk manipulon rezultatet e zgjedhjeve.

Komentet e zv/kryeministrit Bozdağ erdhën pasi shpërndarja e testeve të transmetimit të zgjedhjeve nga AA u emëruan gabimisht si një operacion perceptimi.

“Ato janë shpifje ndaj Anadolu Agency (AA) dhe ata duhet të japin llogari në gjyqësor për shpifjet e tyre”, u tha Bozdağ gazetarëve në provincën qendrore Yozgat.

Ai tha se AA nuk ka mashtruar kurrë popullin turk për ndonjë zgjedhje apo ndonjë çështje tjetër, duke shtuar se agjencia kryen përgjegjësitë e saj me ndershmëri.

AA dje tha se po u nënshtrohet akuzave të pabazuara.

Kjo agjenci e lajmeve gjithashtu bëri të ditur se po iniciohen procedura ligjore kundër “personave dhe institucioneve që ngritën akuza kundër institucionit tonë me synime që janë në kundërshtim me të vërtetën”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit