Gazetari serb i cili disa ditë më parë deklaroi se u ndalua në Serbi prej disa ditë është duke qëndruar në Kosovë.
E sot ai është duke u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviçit, rast për të cilin ai pretendon se ka informacione për kryerësit dhe vendndodhjen e tyre.
Se ai është duke u marrë në pyetje e ka konfirmuar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha.
Ai ka bërë të ditur që janë në fazën përfundimtare të intervistimit të Cvetkoviçit dhe pas kësaj ky i fundit ka të drejtë të prononcohet për media.
“Tani për tani jemi në fazën përfundimtare të intervistimit, pastaj ai ka të drejtë të prononcohet për media”, është shprehur Hoxha, për lajmi.net. Ndryshe, rrëmbimin e tij, Cvetkoviç e kishte lidhur edhe me aktivitetin e tij hetues në rastin e vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviç./Kosova Post/


