Ushtria izraelite mbrëmë ka arrestuar 11 palestinezë në Bregun Perëndimor.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Izraelit thuhet se në bastisjet e kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 11 palestinezë nën akuza për përfshirje në “aktivitete terroriste”.
Në lajmet e mediave palestineze thuhet se në mesin e atyre që u arrestuan ndodhen edhe 3 fëmijë dhe një grua, bashkëshorti i së cilës është martirizuar vite më parë nga ushtarët e Izraelit.
Fëmijët e arrestuar më pas janë liruar.
Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, dhe nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.
Pala palestineze thotë se në burgjet e Izraelit aktualisht ndodhen rreth 6.000 palestinezë, ndërsa në mesin e tyre ka edhe të mitur.


