Vullkani Agung, i cili ndodhet në Regjencën Karangasem në lindje të ishullit turistik Bali, shpërtheu edhe një herë sot në mëngjes, duke hedhur në ajër hi vullkanik në lartësi prej 2.000 metrash.
Sipas Sutopo Purwo Nugroho, kreu i Qendrës së të dhënave dhe informacionit të Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), shpërthimi ndodhi në orën 04:30 sipas kohës lokale (2030GMT) dhe zgjati shtatë minuta.


