USAID në bashkëpunim me organizatën joqeveritare FOL kanë lançuar platformën “Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent”.
Krijimi i këtij portali të hapur për transparencë në prokurim, shërben si bazë e të dhënave e cila mbledh informata nga platforma e prokurimit elektronik e Kosovës dhe ia ofron ato të dispoueshme publikut në një mënyrë lehtësisht të përdorueshme.
Zv/ambasadorja amerikane në Kosovë, Colleen Hylande, vlerësoi se prokurimi publik është njëfushë që ka nevojë urgjente për rritje të transparencës, kjo ngaqë sipas saj Kosova dhe shtetasit e saj meritojnë të dijnë se çfarë bëhet me taksat e tyre.
Kryetari i KRPP-së, Safet Hoxha ka thene se institucioni që ai udhëheq po mundohet të rrisë transparencën, ndonëse ka pranuar se fusha e prokurimit publik është sfidë për institucionet e Kosovës.
Ai gjithashtu ka thënë se në këtë aspekt arritja më e madhe e qeverive të Kosovës është platforma e e-prokurorimit, që është bërë në kohën e Qeverisë Mustafa./Kosova Post/


