Kubë: qeveria e re me fytyra të vjetra

Mos i humb

 

Presidenti Miguel Diaz-Canel mbajti shumicën e ministrave nga qeveria e Raul Castros, me përjashtim të Ministrit për Reformat Ekonomike.

Parlamenti i Kubës miratoi përbërjen e qeverisë së re, e cila u emërua nga presidenti i ri Miguel Diaz-Canel, raporton AP. Ai mbajti shumicën e ministrave nga qeveria e Raul Castros, me përjashtim të ministrit për reformat ekonomike.

Agjencia amerikane thotë se Kuvendi Popullor i Kubës po shqyrton reformën e propozuar të Kushtetutës së vitit 1976.

Këto reforma përfshijnë rindërtimin e qeverisë, gjyqësorit dhe ekonomisë, ose krijimin e postit të kryeministrit, së bashku me funksionin e presidentit të shtetit.

Megjithatë, nëse miratohen reformat kushtetuese, Partia Komuniste do të mbetet fuqia e vetme politike në vend.

Ndryshimi më i madh në kabinetin e ri është mungesa e ministrit të reformave ekonomike, Marina Murilla.

Diaz-Canel u zgjodh president i Kubës në prill, pasi vëllezërit e Castro e udhëhoqën vendin për gjashtë dekada. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit