Kurti: Verdikti i GjND-së më progresiv sesa veprimet e qeveritarëve

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar se kush ka mundur ta paramendojë që 8 vjet pas vendimit të GjND-së, do të kemi President e Qeveri që vrapojnë pas Presidentit të Serbisë, e që kërkojnë pajtim me Serbinë e papenduar dhe pa e paditur atë për krimet e luftës e për gjenocid.

Kurti ka shkruar në facebook se pas këtij verdikti të GjND-së, Qeveria Thaçi e asaj kohe, e më vonë qeveria pasardhëse e deri te kjo Haradinaj, e kanë harruar pikërisht këtë moment përurues me potencial emancipues të Deklaratës së Pavarësisë.

Komenti i plotë i Kurtit:

Kush ka mundur ta paramendojë që 8 vjet pas vendimit të GjND-së mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e i cili goditi rëndë Serbinë ndërkombëtarisht, do të kemi President që flet për kompromise të reja të dhimbshme ndaj Serbisë? Kush ka mundur ta paramendojë që 8 vjet pas atij të vendimi te GjND-së, do të kemi President e Qeveri që vrapojnë pas Presidentit të Serbisë, e që kërkojnë pajtim me Serbinë e papenduar dhe pa e paditur atë për krimet e luftës e për gjenocid?

Më 22 korrik 2010, saktësisht 8 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) dha verdiktin e saj se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Në tetor të vitit 2008, me kërkesë të Serbisë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e kishte ftuar GjND-në ta japë mendimin e vet këshillues mbi atë nëse shpallja e njëanëshme e pavarësisë nga ana e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ftesën për GjND e kundërshtuan aleatët e afërt të Kosovës, ndërkohë që abstenuan vende që e njohin Kosovën. Kërkesën e Serbisë për të ftuar GjND-në e mbështetën kryesisht vendet që nuk e njohin Kosovën, dhe, sajë disa mungesave, ato e patën shumicën. Kompozimi i Asamblesë së Përgjithshme, bashkë me pasivitetin dhe paaftësinë e qeveritarëve të Kosovës, mundësuan pra, jo gjykimin e Serbisë fajtore për krime lufte e gjenocid, por gjykimin e së drejtës së Kosovës për pavarësi e sovranitet.

GjND-ja atëbotë radhazi shprehu qëndrimet e saj që nuk ka pse të mos e jep një mendim për këtë çështje, që nuk ka ndalesë të përgjithshme në ligjin ndërkombëtar për të shpallur pavarësinë, që Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetuese janë pjesë të ligjit ndërkombëtar, se ata që e shpallën pavarësinë nuk e konsideronin veten, thjesht, njerëz të IPVQ-ve, se heshtja e PSSP-së atëbotë e konfirmonte këtë gjë, se KS i OKB-së në bazë të R1244 nuk e kishte të rezervuar të drejtën për përcaktimin e statusit të Kosovës, dhe se, përfundimisht, as R1244 e as Korniza Kushtetuese nuk e ndalonte nxjerrjen e deklaratës së pavarësisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit