Së paku 37 persona kanë humbur jetën gjatë shembjes së urës Morandi në autostradën A10 në Gjenovë, konfirmuan zyrtarët italianë.
Edhe më tej po zgjat aksioni i kërkim-shpëtimit nën rrënoja, ndërsa të zhdukur janë së paku dy persona.
Ura Morandi u shemb të martën me dhjetëra automjete që gjendeshin mbi të. U rrëzuan nga një lartësi prej rreth 50 metra, ndërsa u lënduan 16 persona. Dyshohet se shkaku i shembjes është era e fuqishme.
Është një viadukt që njihet si Ura e Morandit, e ndërtuar në vitin 1960. Mediat italiane shkruajnë se arsyeja e shembjes është konstruksioni i dobët.
Viadukti u rindërtua në vitin 2016 dhe kalon mbi qendrat tregtare, fabrikat, ndërtesat e banimit, hekurudhat Genova-Milan dhe lumi Polcever.