
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në tërmetet që ndodhën dje në ishullin Lombok të Indonezisë.
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Katastrofave (BNPB), Purwo Nugroho, njoftoi përmes një deklarate se sipas të dhënave të para, dy persona kanë humbur jetën nga tërmeti prej 6,3 ballësh që ndodhi dje në orët e hershme, kurse dhjetë persona në tërmetin prej 6,9 ballësh që ndodhë në orët e vona.
Nugroho tha se të viktimat kanë humbur jetën pasi kanë ngelur nën ndërtesa ose kanë pësuar sulm në zemër.
Ai bëri të ditur se 1.800 shtëpi janë dëmtuar në rajon, gjysma e të cilave kanë pësuar dëme të përmasave të mëdha.
Pas tërmeteve, në disa vende të rajonit është bërë ndërprerja e furnizimit me rrymë elektrike.
Siç thuhet, tërmeti i parë në ishullin Lombok ka shkaktuar rrëshqitje të tokës në malin Rinjani.
Mbi 460 persona humbën jetën në tërmetin prej 7 ballësh që ndodhi dy javë më parë në këtë ishull./Rtv Islam/


