Kryediplomati grek nesër do të vizitojë Turqinë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, nesër do të takohen në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së rikonstruktuar të kryekonsullatës greke në qytetin Izmir.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, thuhet se ministri grek Kotzias nesër do të vizitojë qytetin Izmir për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së rikonstruktuar të kryekonsullatës greke në këtë qytet.

Po ashtu në deklaratë theksohet se në ceremoninë e hapjes do të jetë i pranishëm edhe ministri turk Çavusoglu, ku me këtë rast dy homologët do të zhvillojnë një takim në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit