
“Është kompromis. Ne jemi në këtë fazë por ekziston një pyetje se çfarë është kompromisi. Të heqim dorë është një nga idetë. Kjo është arsyeja pse rezistojmë”, ka thënë Daçiç.
Sipas tij, në qoftë se dialogu nuk shkon në këtë drejtim pritet që të vazhdohet presioni ndaj Serbisë për të njohur Kosovën dhe t’i takojë gjithçka nga Veriu.
“Presioni do të shfaqet në mënyrë që do të ngadalësojë rrugën për në BE”, ka shpjeguar Daçiç.
Daçiq ka theksuar se SHBA tani po “rynë erëra të reja”, duke hapur mundësinë që serbët dhe shqiptarët të gjejnë një zgjidhje kompromisi, transmeton lajmi.net. “Këto gjëra për të cilat po flas nuk po bien nga qielli, ne e kemi kërkuar atë për vite me radhë. Jemi duke synuar për një konferencë ndërkombëtare dhe se përpos BE-së të gjithë janë garantues të asaj që është rënë dakord”./Kosova Post/


