
Pasi u konfirmua që Vuçiç nuk do të takohet sot me Thaçin në Bruksel, tani ka mbetur të merret vesh edhe nëse do të realizohet vizita e paralajmëruar e presidentit serb në vendin tonë.
Në lidhje me këtë, i pyetur nga Klan Kosova nëse Vuçiçi frikësohet se mund të arrestohet në vendin tonë, drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç u përgjigj:
“Kërcënimet që kemi mundur t’i dëgjojmë nga kryetari i kuvendit të Kosovës janë turp i pafund, dhe kjo është një nga arsyet që ne nuk duam ta shohim asnjërin prej tyre”.
“Nuk i frikësohemi askujt dhe të jeni të sigurt që nëse presidenti Vuçiç vjen në Kosovë, nuk do të arrestohet dhe mundeni shumë nga ju të vini dhe ta përshëndesni”./Kosova Post/


