
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk do të takohen sot në Bruksel në takimin trepalësh me shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.
Lajmin e ka bërë të ditur Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën.
Përfaqësuesja e lartë të BE-s, Federika Mogherini, tashmë ka përfunduar takimet ndaras me dy presidentët.
Mosrealizimin e këtij takimi e ka raportuar edhe televizioni serb “RTS”
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel do të bisedojë vetëm me përfaqësuesit evropian, por jo edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, ka raportuar televizioni serb “RTS”./Kosova Post/


