
Në qytetin verilindor të Sirisë, Haseke, po zhvillohen përleshje të ashpra mes organizatës terroriste YPG/PKK dhe forcave të regjimit të Bashar Al Asadit.
Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale në Haseke, tensionet mes forcave të regjimit të Asadit dhe terroristëve të YPG/PKK në orët e mëngjesit janë shndërruar në përleshje.
Si pasojë e përleshjeve që po vazhdojnë janë vrarë 11 ushtarë të regjimit dhe 7 terroristë të YPG/PKK-së, ndërsa janë plagosur disa terroristë të tjerë.
Burimet theksojnë se përleshja ka ndodhur për shkak të arrestimit të disa të rinjve në pikën e kontrollit të improvizuar në rrugën Haseke-Qamishlo të forcave të regjimit. Edhe më parë kanë ndodhur përleshje të ngjashme mes palëve në Haseke.
Organizata terroriste YPG/PKK dhe regjimi i Asadit bashkarisht e menaxhojnë qytetin Haseke./Rtv Islam/


