Në Australi janë zbuluar gurë gjigantë të mbuluar me ar.
Sipas BBC-së, kompania kanadeze e minierave RNC Minerals ka njoftuar se ari i cili ka mbuluar dy gurët e zbuluar javën e kaluar në minierën në afërsi të qytetit Kalgoorlie është në vlerë prej të paktën 4 milionë dollarë.
Sasia e arit ndodhet mbi gurin e madh prej kuarci që peshon mbi 60 kilogramë.
Gurët të cilët vlerësohen si “zbulim një herë në jetë” planifikohen të nxirren në ankand./Rtv Islam/