
Loja me territore është një eksperiment i rrezikshëm, kështu ka deklaruar sot kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, teksa ka shtuar se Kosova nuk duhet të bëjë lojë territoresh sepse nuk ka garanci se si mund të jetë përfundimi.
“Loja me kufi është eksperiment i rrezikshëm. Nuk ka garanci kur mbyllen, çfarë tragjedie mund të sjellë, dhe në të mirën e kujt”, tha Haradinaj.
Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri pas mbledhjes se sotme të qeverisë ku foli edhe për rezolutën që dje u bë publike nga përfaqësuesit e Luginës në takim me presidentin Thaçi.
E këtu u pyet nga Kosova Post se a mundet ai ta vizitojë Preshevën pasi presidenti Thaçi, dje u deklarua se Kosova nuk e ka vetëm një Hashim Thaç, për ta vizituat Luginën, Haradinaj tha se si Ramush Haradinaj mundet, por si kryeministër i Kosovës e ka me të vështirë.
“Si Ramush Haradinaj po, por si kryeministër se di…! ” ishte kjo përgjigja e Haradinajt./Kosova Post/


