Aroma e keqe e trupit mund të jetë shumë e sikletshme. Mund të ndikojnë faktorë të ndryshëm në djersitje, si pasha, moti, apo ushqimi.
Ne ju sjellim gjashtë këshilla, të cilat sado pak mund t’ua lehtësojnë problemin.
Bëni dush çdo ditë
Të bëni dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mbyten bakteriet në lëkurë. Preferohet që në ditët e nxehta të bëni dush dy herë në ditë.
Mos i harroni nënsqetullat
Pastroni nënsqetullat me një sapun anti-bakterial.
Përdorni deodorant ose antiperspirant
Fibrat natyrale si mëndafshi ose pambuku dhe leshi lejojnë lëkurën të marrë frymë që do të thotë se djersa mund të largohet më shpejt.
Vishni rroba të pastra
Lani rrobat rregullisht për t’i veshur përsëri duke u siguruar se nuk jeni duke veshur rroba të djersitura më herët.
Kufizoni ushqimin me erëza
Ushqimi me erëza si sosi kerri dhe hudhra mund të shkaktojë djersitjen.
Këshillohet të vizitoni mjekun nëse vëreni ndonjë ndryshim në erën e trupit ose papritmas filloni të djersiteni më tepër se zakonisht./Kosova Post/