
Në objektin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve po merret në pyetje Gani Thaçi, pasi sulmoi fizikisht drejtorin e BKS- së dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve Illyria.
Gani Thaçi, vëllai i Presidentit Hashim Thaci, ka sulmuar fizikisht dy persona në Byronë Kosovare të Sigurimeve.
T7 raporton se Thaçi po mbahet brenda BKS- së, ku kanë arritur policia dhe po e marrin në pyetje.
Insajderi ka mësuar se në mesditë vëllai i Presidenti Thaçi ka rrahur fizikisht drejtorin e BKS-së, Blerim Pushkollin dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic, i cili është shtetas slloven.
Policia e Kosovës akoma nuk ka konfirmuar asgjë rreth këtij rasti./Kosova Post/


