Një nga duatë e të të Dërguarit të Allahut, Muhammedit alejhi selam, ishte edhe kjo: Ibn Abbasi r.a. tregon: “Bujta një natë tek tezja ime Mejmunah.
(Pastaj tregon hadithin 97/117 dhe) shton: Nga duaja që bëri Pejgamberi a.s ishte edhe kjo:
“Allahummexh’al fi kalbi nura, ve fi besari nura, ve fi sem’i nura, ve an jemini nura, ve an jesari nura, ve feuki nura, ve tahti nura, ve emami nura, ve halfi nura, vexh’al-li nura
– O Allah! Sill në zemrën time, dritë
dhe në shikimin tim dritë
dhe në dëgjimin tim dritë
dhe në të djathtën time dritë
dhe në të majtën time dritë
dhe lart meje dritë
dhe poshtë meje dritë
dhe para meje dritë
dhe pas meje dritë
dhe më jep mua dritë!” (6316)