Shpërthim në një medrese në Pakistan, 25 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 25 persona e kanë humbur jetën ndërsa 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në derën e një medreseje në Pakistan.

Sipas mediave lokale, të bazuara në informacionet e forcave të sigurisë, si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në derën e medresesë e cila ndodhet në rajonin Orakzai i Poshtëm të qytetit Hangu në provincën Khyber Pakhtunkhwa, kanë humbur jetën 25 persona.

Forcat e sigurisë njoftojnë se 35 persona janë plagosur si pasojë e sulmit në fjalë. Të plagosurit janë dërguar në spitalet në qytetet përreth.

Rajoni në fjalë është nën masa të larta sigurie./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit