Kryeparlamentari Veseli për dorëheqjet: Vendim i ngutur dhe i dëmshëm

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,  në një postimi në Facebook, ka shkruar për  dorëheqjen e katër kryetarëve serbë,  të cilat i  vlerëson të ngutshëm, ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët të vetëpërmbahen.

Sipas tij, dorëheqja e të lartpërmendurve është në dëm të qytetarëve të atyre komunave sikur edhe ndikon negativisht në klimën e marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë .

Postimi i plotë i kryeparlamentarit Veseli:

Dorëheqja e katër kryetarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës është një vendim i ngutur dhe i dëmshëm për qytetarët e këtyre komunave si dhe për klimën e marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë.

Ftoj të gjithë qytetarët e veriut për vetëpërmbajtje, për një reagim të qetë dhe të ekuilibruar ndaj situatës së krijuar ditëve të fundit.

Republika e Kosovës është e angazhuar që të respektojë të drejtat dhe interesat e çdo shtetasi të saj, prandaj problemet duhet të zgjidhen në mënyrë të matur dhe vetëm nëpërmjet rrugëve politike dhe dialogut.

Kosova gjithashtu do të vazhdojë të bëjë maksimumin për të përmirësuar bashkëjetesën ndëretnike brenda vendit dhe për të konsoliduar stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajon./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit