Haradinaj e quan ndërhyrje në axhendën shtetërore, seancën e thirrur nga opozita

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita e vlerëson ndërhyrje në agjendat shtetërore.

Sipas tij Qeveria e Kosovës i ka kryer të gjitha detyrat e veta në procesin e liberalizimit të vizave.

Ai, ka thënë se caktimi i kësaj seance vetëm një orë para se ti filloj seanca për dialogun është për habi, derisa Kosova ka nevojë të ec përpara me tema të rëndësishme dhe ishin dashur fillimisht të përfundojnë ligjet e mbetura dhe rezoluta e PSD-së, për dialogun.

‘Rendi i seancave ka ndërruar, ka thirr LDK dhe VV një seancë më urgjencë e kanë parë atë në ora 4 që është kërkuar të bisedohet për përgjegjësinë e çështjes së vizave, ndërsa për në ora 5 është seanca e radhës ku është paraparë të votohen ligjet e mbetura dhe janë 2 rezoluta nga PSD dhe LDK”, tha Haradinaj, duke shtuar edhe një herë se vendimi i taksës është punë e kryer.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit