
Qeveria e Kosovës ka paguar 1 milion euro në vitin e kaluar për shpenzimet e energjisë elektrike nga Komunat Veriore, kështu u shpreh Deputetja e PDK-së, Mexhide Gashi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku po diskutohet rreth zbatimit të rekomandimeve për faturimin e rrymës në katër Komunat Veriore, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës më 9 shkurt.
Sipas saj, duhet të kompensohen konsumatorët të cilët janë detyruar të paguajnë shpenzimet e energjisë që nuk e kanë shfrytëzuar atë apo edhe që është harxhuar nga komunat veriore.
”Ne kemi informata se Kryeministri ka paguar rreth 1 milion euro edhe pas vendimit për borxhin e energjisë ne Veri. Qytetarëve ju duhet rryma elektrike e jo të kemi humbje në mungesa të energjisë elektrike. Nuk e di pse nuk po merrni vendim me i kompensu qytetaret të cilët patën shlyer borxhin e harxhuar në veri e borxh ky që nuk ju është dashtë të ju faturohet qytetareve me të pa të drejt”, u shpreh Gashi duke pyetur se cila do të jetë zgjidhja e marsit në vitit 2019 pasi që duhet të ndalet shkelja e të drejtave të njeriut në këtë rast./Kosova Post/


