Kryetari i Suharekës Muharremaj i’u siguron qytetarëve të tij trajtim cilësor në Spitalin e Prizrenit

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar Spitalin Regjional të Prizrenit, dhe me këtë rast së bashku me drejtorin e Prizrenit Afrim Q.Avdaj, janë dakorduar për  bashkëpunim të ndërsjellt ndërmjet dy qyteteve, si dhe ka marr premtim se edhe qyetarët e Suharekës do të kenë trajtim të dinjitetshëm.

Gjatë vizitës kryetari i Suharekës, Muharremaj ndërkohë ka vizituar edhe repartet e Spitalit Regjional të Prizrenit, për t’u njoftuar nga afër me gjendjen reale si dhe të bashkëbisedoi me pacientët për të mësuar gjendjen e tyre si dhe trajtimin e tyre shëndetësor.

“Sot kam realizuar një vizitë në Spitalin Regjional të Prizrenit, ku me drejtorin Afrim Q. Avdaj, jemi dakorduar që të kemi bashkpunime në të ardhmen, të cilët si staf i falenderoj për mikëpritjen. Njëkohësisht kam vizituar edhe pacientët që janë nga Komuna e Suharekës dhe vendeve të tjera, për tu njohur me kushtet dhe shërbimet që i’u ofrohen atyre. Angazhimi im nuk do të mungojë që qytetari i Suharekës, ta ketë shërbimin më të mirë kudo”, tha Muharremaj.

Ndryshe Muharremaj njoftoi se së shpejti do të realizohen projekte  të reja, por kërkon që këto inciativa të përkrahen maksimalisht në mënyrë që të realizohen sipas objektivave të parapara e të cilat do të reflektojnë drejtpërdrejt në shërbime cilësore për qytetarët pacient.

“Projekte të mira do të vijnë dhe për këtë zotohem që do tu prijë proceseve, që qytetarët ta kenë shërbimin e avansuar shëndetësor për aq sa kam kompetenca dhe sa më lejon ligji. Ne kemi nevojë për shërbime shëndetësore shtesë, e për këtë pres përkrahje dhe angazhim shtesë”, u shpreh Muharremaj./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit