
Shefi i diplomacisë kosovare e ka quajtur lajm pozitiv votimin e rezolutës së PSD-së për dialogun.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se Kosova do ta përmbyllë suksesshëm procesin e dialogut, përkundër vështirësive.
Ai ka thënë se për këtë gjë, uniteti politik dhe institucional është shumë i nevojshëm.
Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun që do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është lajmi tjetër pozitiv i avansimit të pjekurisë politike dhe shtetërore.
Republika e Kosovës do ta përmbyllë suksesshëm këtë proces të rëndësishëm, përkundër vështirësive të shumta.
Uniteti politik dhe institucional është i domosdoshëm.
Qytetarët janë ata që në fund, nëpërmjet referendumit do ti japin legjitimitet secilit vendim.


