Përmbyset autobusi nga Maqedonia në Leskovc, 3 të vdekur dhe 32 të lënduar

Mos i humb

Tre 3 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u lënduan në afërsi të Leskovcit në Serbi, kur një autobus nga Maqedonia ka rrëshqitur nga rruga dhe është përmbysur, konfirmohet nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Lidhur me aksidentin e autobusit në Serbi, MPB e Maqedonisë nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Beograd ka rënë në kontakt me përfaqësuesit e shërbimeve kompetente në Serbi.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme për AA informojnë se për momentin janë identifikuar dy persona, një burrë dhe një grua të moshës 68 vjeçare, përderisa viktima e tretë ende nuk është identifikuar, ndërsa shërbimet kompetente punojnë në identifikimin e të plagosurve.

“Gjithsej ka 32 persona të lënduar nga të cilët 28 janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë nën kujdes mjekësor në Spitalin e Leskocit, nga të cilët 4 janë në kirurgji, 1 në ortopedi. Katër të cilët kanë lëndime të rënda janë në rrezik për jetën dhe janë transferuar në Qendrën Klinike në Nish”, njoftuan nga MPJ, prej ku informojnë se autobusi i përmbysur është një kompani transportuese nga Struga.

Nga MPJ theksojnë se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Maqedonisë në Beograd janë nisur drejt vendit ku ka ndodhur aksidenti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit