
Në një restorant lokal në qytetin Sapporo në veri të Japonisë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm ku u plagosën të paktën 20 persona.
Sipas BBC, pas eksplodimit në restorant shpërtheu zjarri.
Në vendngjarje me shpejtësi ka mbërritur policia, emergjenca dhe zjarrfikësit, ndërsa disa nga të plagosurit u transportuan në spital
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në restorantin i cili ndodhet në qarkun Toyohira.
Policia ka mbyllur zonën përreth nga frika për mundësinë e shpërthimeve të tjera.
Dëshmitarët okularë u thanë gazetarëve se shpërthimi ka qenë i fuqishëm.


