
Mosanëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe mosliberalizmi i vizave këtë vit, janë kulminacioni i dështimeve në rrafshin ndërkombëtar të qeverisjes së Ramush Haradinajt, tha deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke u përgjigjur në pyetjen e KosovaPost se a ka dështuar qeveria Haradinaj në diplomacinë e jashtme.
“Nuk ka politikë të jashtme pa politikë të brendshme. Në diplomaci serioziteti dhe korrektësia janë të pa anashkaluara. Qeveria ka dështuar në planin kombëtar në zbatimin e MSA-së, ku vetëm 4 prej 22 prioriteteve janë përmbushur. Asnjëherë Qeveria e Kosovës nuk është shprehur e saktë, kryeministri ende po vazhdon të besoj në realizimin e vizave kur BE shkon në pushim vjetor”, u shpreh ajo duke shtuar se të gjitha deklaratat e krerëve të shtetit kanë qenë të paverteta duke e ditur rastin e Kosovës në BE.
Sipas Pacollit, qëndrimi i Komisionerit Evropian Johannes Hahn për liberalizimin e vizave nuk e ka zënë në befasi as kabinetin qeveritar e as presidentin e vendit.
“Hahn nuk e ka gjetur në befasi as ministren as kryeministrin e as presidentin. Këta kanë dhënë informata të pavërteta lidhur me liberalizimin e vizave”, tha ajo.


