Prodhuesi i printerëve tre dimensional nga Kosova, Formon 3D, ka fituar çmimin gjerman të dizajnit German Design Council.
Në mesin e fituesve janë edhe prodhuesi i makinave japoneze, Toyota Motor Corporation si dhe Siemensi gjerman me seli në Berlin.
Printeri Formon Core është projektuar për përdoruesit si një printer desktop 3D plug-and-play.
Qëllimi i këtij projekti ishte që t’i mundësohet përdoruesit ta shikojë të tërë procesin deri sa printeri është duke punuar.
“Në dizajnin e ri i gjithë procesi bëhet në mënyrë që t’u jap përdoruesve përshtypjen se printeri është duke krijuar diçka pothuajse nga ajri i hollë”.