Kushte të vështira në kufirin amerikano-meksikan; vdes djali 8-vjeçar i burgosur në kampin e kufirit!

Mos i humb

Përderisa presidenti Trump edhe më tutje po insiston që të mbyllet me mur kufiri i SHBA-ve me Meksikon, turma njerëzish nga Meksiko e vende tjera të Amerikës Latine po presin të hyjnë në “tokën e premtuar” të Amerikës. Është vështirësuar deri në skajshmëri hyrja atje. Trump nuk lëshon pe; ai ka ndaluar rreptësisht hyrjen pa leje në Amerikë.

Kështu, mbrëmë në mesnatë ka vdekur edhe një fëmijë tjetër. Është ky 8-vjeçar nga Guatemala, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte në një nga mjediset e paraburgimit të Agjencisë për Mbrojtjen e Kufirit dhe Doganat. Ky është fëmija i dytë nga Guatemala që ndërron jetë në këto mjedise brenda këtij muaji.

Opinion.al raporton se djali, i cili ishte burgosur së bashku me të atin e tij, humbi jetën pak pas mesnate në Qendrën Mjekësore Rajonale “Gerald Champion”, në Alamogordo të Neë Mexicos, rreth 145 km në veri të pikëkalimit kufitar në El Paso të Teksasit.

“Djali u mbajt edhe për 90 minuta të tjera nën mbikëqyrje, e më pas u nxor nga spital nga pasditja e 24 dhjetorit, shoqëruar me recetën për të marrë amoksicilinë dhe ibuprofen”, thuhet në njoftimin për medie të lëshuar nga agjencia kufitare amerikane dhe e doganave.

Amoksicilina është një antibiotik që lëshohet zakonisht me recetë nga mjeku, e gjithashtu i këshillueshëm.

“Por, pasditen e së hënës, djali nisi të villte dhe u dërgua sërish në spital për t’u rivlerësuar gjendja e tij. Ai ndërroi jetë vetëm pak orë më vonë”, thuhet më tej në raport.

Shkaku zyrtar i vdekjes së tij mbetet ende mister, por po zhvillohen të gjitha hetimet e mundshme e pritet të jepen detaje në vijim. Qeveria e Guatemalës ndërkohë është njoftuar nga pala amerikane, e sigurisht është në kontakte me babain dhe familjarët e tjerë të fëmijës. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit