
Zëvendës ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka kundërshtuar zërat për heqjen e taksës së Kosovës ndaj Serbisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ramadani, përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në facebook, i cili shpreh qëndrimin e tij lidhur me taksën 100 për qind ndaj Serbisë.
Sipas tij, kjo taksë ndaj Serbisë është vendosur me qëllimin për tu ndryshuar disa gjëra e jo të heqet ajo pa ndodhur ato ndryshime.
Ky është postimi i plotë i Burim Ramadanit:
“Taksa 100 për qind nuk është vënë për t’u hequr pa ndryshuar plotësisht rrethanat. Njohja e Serbisë për shtetin e Kosovës, sipas 17 shkurtit 2008, hap mundësinë për të diskutuar, jo anasjelltas.
Siguria Kombëtare nuk vihet në kalkulime”.


