
Në përmbylljen e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, u ndan disa mirënjohje për ata që kontribuuan në këtë aksion.
Vullnetarja e vitit në këtë fushatë u shpall, Getoarba Proshaj, e cila me lot në sy e pranoj mirënjohjen që iu dorëzua.
“Jam e emocionuar pasi që nuk e kam pas idenë që sot do ta shoh një video me të gjitha fotografitë e mija. Krejt ky angazhim ka vetëm një qëllim, e ai është që të vetëdisohen qytetarët për ta mbajtur ambientin pastër”, u shpreh Proshaj.


