Trump, Demokratët ja refuzojnë kërkesën për ndërtimin e murit izolues me Meksikën

Mos i humb

Në negociatat që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump zhvilloi me anëtarët e lartë demokratë të Kongresit Amerikan lidhur me hapjen e qeverisë nuk është arritur asnjë rezultat.

Ai ka kritikuar demokratët që kundërshtojnë murin dhe financimin e një fondi prej 5,7 miliardë dollarëve të nevojshëm për ndërtimin e tij.

Lidhur me planifikimet për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën i cili ka shkaktuar edhe mbylljen e qeverisë, Trump kritikoi demokratët që kundërshtojnë murin dhe financimin e një fondi prej 5,7 miliardë dollarëve të nevojshëm për ndërtimin e tij.

Trump pas takimit në Kongres në Shtëpinë e Bardhë është takuar me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe senatorin e New York-ut, Chuck Schumer për të negociuar në lidhje me hapjen e qeverisë e cila është e mbyllur që prej 20 ditësh.

Në një deklaratë në Twitter në lidhje me negociatat, Trump shkroi: “Pak më parë dola nga një takim, humbje të kohës me Chuck dhe Nancy. I pyeta nëse e hap shpejt e shpejt qeverinë çfarë do të ndodhë brenda 30 ditëve dhe nëse do ta miratojnë apo jo ndërtimin e murit apo barrierën prej çeliku që parashikon sigurinë kufitare. Nancy tha ‘jo’, ndërsa unë i thashë ‘Mirupafshim‘, nuk ka rrugë tjetër!”

Demokrati Schumer në në deklaratë para Shtëpisë së Bardhë pas takimit vuri në dukje se Trump ka braktisur mbledhjen për shkak se nuk ka marrë atë që dëshironte ai. “Kjo është mizori. Kjo është një zemër e ngurtë. Ky është të përdorësh miliona njerëz të pafajshëm si gurë shahu dhe është e gabuar”, tha Schumer.

Ndërsa Pelosi pasi e ka cilësuar Trumpin “të bezdishshëm” ka theksuar se “(Trump) e shkatërroi takimin. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë”.

Më tej bëhet e ditur se pasi ka akuzuar administratën e pyjeve për zjarrin në shkaktoi një dëm prej 3.5 miliardë dollarë në Kaliforni e cila përfaqësohet nga Pelosi, Trump është kërcënuar me ndërprerjen e fondeve të ndihmës për këtë rajon.

“Kemi dërguar miliarda dollarë për zjarret e pyjeve që nuk do të ndodhnin kurrë me një administratë të rregullt të pyjeve. Përsa kohë që nuk do të rregullojnë sjelljet e tyre kam dhënë udhëzimin që të mos dërgohen më para për Agjencinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA). Është një situatë e turpshme për jetët dhe paratë!”, ka thënë Trump.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit