Presidentja e Kroacisë nesër vizitë në Turqi

Mos i humb

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, nesër do të zhvillojë një vizitë në Turqi.

Sipas një deklarate me shkrim nga Presidenca e Kroacisë, nesër Kitaroviç do të zhvillojë vizitë një ditore në Ankara, ku fillimisht do të kryejë një vizitë në mauzoleun Anıtkabir.

Më pas presidentja e Kroacisë do të marrë pjesë në një takim pune në Parlamentin e Turqisë dhe më tej ajo do të zhvillojë një takim me presidentin Erdogan, ku pas takimit dy liderët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se në kuadër të vizitës me pjesëmarrjen e dy liderëve do të nënshkruhen programi i bashkëpunimit që përfshin vitet 2019-2021 në fushat e kulturës dhe artit si dhe protokolli i bashkëpunimit mes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Bashkësisë Islame të Kroacisë për qendrën kulturore islame Sisak.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit